Zahara Jolie-Pitt shfaqet në tapetin e kuq me fustanin e së ëmës dhe s’dimë kujt i shkon më shumë

Mediale Vip

Zahara Jolie-Pitt shfaqet në tapetin e kuq me fustanin e së ëmës dhe s’dimë kujt i shkon më shumë

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 14:08
Angelina, Zahara

Zahara Jolie-Pitt po merr mësime stili nga nëna e saj, Angelina Jolie dhe tani duket si një zonjushë e vërtetë.

Dje aktorja e famshme pozoi me pesë nga fëmijët e saj në tapetin e kuq për premierën e Marvel's Eternals në Los Angeles. Për këtë rast, Zahara kishte veshur një fustan nga gardëroba e nënës së saj, veshje me të cilën Jolie u shfaq në Çmimet e Oscar 2014, stiluar nga Elie Saab Couture.

Image

E gjithë familja ishte veshur me ngjyra neutrale për paraqitjen në tapetin e kuq.

"Fëmijët e mi janë të gjithë të veshur me vintage, dhe me fustanin tim të vjetër të Oscar. Ne i bëmë të gjithë vintage dhe ricikluam gjërat e mia të vjetra," tha Jolie për ET në tapetin e kuq.

Jolie foli vitin e kaluar për admirimin që ka për Zahara-n, duke e vlerësuar atë si "një grua afrikane të jashtëzakonshme".

"Vajza ime është nga Etiopia... Dhe unë kam mësuar shumë prej saj. Ajo është familja ime, por ajo është edhe një grua e jashtëzakonshme afrikane dhe lidhja e saj me vendin e saj, kontinentin e saj, është e saj dhe kjo është diçka që unë e adhuroj," -tha Jolie për vajzën e saj.

Angelina e adoptoi Zahara-n në vitin 2005.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat