Travis Barker u kujdes personalisht për zgjedhjen e dizajnit të unazës me të cilën i propozojë fejesë Kourtney Kardashianit

Mediale Vip

Travis Barker u kujdes personalisht për zgjedhjen e dizajnit të unazës me të cilën i propozojë fejesë Kourtney Kardashianit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:06
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Travis Barker ka punuar ngushtë me argjendaren, Lorraine Schwartz, për të hartuar unazën e fejesës për Kourtney Kardashian.

“Është një gur diamanti i përsosur, i prerë bukur”, ka thënë Schwartz për People për unazën që Barker, 45 vjeç, i dha Kardashian, 42 vjeç, kur ai i propozoi në Rosewood Miramar në Montecito të Kalifornisë të dielën në mbrëmje (17 tetor).

“Kam punuar me me Travis dhe ai ishte një pjesë vërtet e madhe e tij. Ai ishte vërtet praktik në përgatitjen e tij. Është e mrekullueshme dhe ata janë të lumtur”, shton argjendarja e të famshmëve.

Image

Schwartz është argjendarja e njohur e familjes Kardashian-Jenner, ata ka dizajnuar unazat e fejesës së Kim Kardashian West nga ish-bashkëshortët Kris Humphries dhe Kanye West, kështu që nuk është për t’u habitur që Barker iu drejtua profesionistit për gurin special, shkruan People.

Ajo është gjithashtu gruaja pas disa prej momenteve më të paharrueshme të bizhuterive të Hollywood-it. Ajo ka projektuar kostumin e Blake Lively me mbi “100 karat” diamanti në Met Gala 2018, unazën prej 5 milionë dollarësh të Beyonce dhuruar nga bashkëshorti i saj, Jay-Z, dhe vathët smeraldë 115 karat të Angelina Jolie në parapritjen e saj në Oscars të vitit 2009.

Fansat do të shohin edhe më në detaje se si u zhvillua nata romantike e Kardashian në propozimi në perëndimit të diellit, pasi momenti u filmua për shfaqjen e ardhshme në Hulu të familjes së saj, tha një burim për People.

“Meqenëse kjo është fejesa e parë e Kourtney, natyrisht që është një punë e madhe. Shumica e familjes së saj ishte atje për të festuar. Dy fëmijë të Travis ishin gjithashtu atje. Ata shijuan një darkë private, familjare në hotel”, tha ky burim.

Barker krijoi skenën romantike për Kourtney në plazh në mes të një ambienti të zbukuruar me lule në formë zemre dhe të rrethuar me qirinj, për t’i bërë pyetjen e madhe të propozimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat