Arditi debaton ashpër me Palomën

Mediale Vip

Arditi debaton ashpër me Palomën

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 17:21
Paloma, Arditi

Gjatë spektaklit të së premtes në “Big Brother VIP Albania” u lexuan disa pyetje të publikut për banorët. Dhe mes të tjerash, Arditi u pyet për seksualitetin e tij. Pas këtij momenti, Paloma duket se ka vendosur ta vijojë diskutimin rreth kësaj tematike.

Arditi nga ana tjetër duket se është lodhur nga pyetjet e vazhdueshme të saj, derisa sot vendosi që të reagojë për ta mbyllur përfundimisht si çështje.

Paloma: Pse mendon se të pyeti publiku?
Arditi: Pse të shqetëson kaq shumë kjo gjë? Boll më me këtë temë!
Paloma: Thjesht jam kurioze.
Arditi: Skenarin shko bëje me dikë tjetër. Ti nuk bën dot lajm me seksualitetin tim. Nëse je kurioze mund të ta vërtetoj.
Paloma: Turp të të vijë. Unë kam të drejtën të të pyes por ty turp të të vijë për këtë që sapo the.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat