Adele ha njëherë në javë në McDonald`s

Mediale Vip

Adele ha njëherë në javë në McDonald`s

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 15:50
Adele

Adele nuk ka hequr dorë nga ushqimi i shijshëm, qoftë ai edhe i shpejtë e i pashëndetshëm.

“Vakti im i fundit ishte McChicken Nugget me një patate të madhe, të skuqur. Unë ha të paktën njëherë në javë në McDonald`s”, tregoi Adele për Vogue.

Për dobësimin e saj, Adele sqaroi gjatë se erdhi si pasojë e ushtrimeve që vazhdon t`i kryejë tre herë në ditë. Kurse palestrën e nisi për të luftuar me ankthin pas divorcit.

Kështu që mos u ndjej në faj herën tjetër pasi të hash ‘junk food’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat