Fifi flet për marrëdhënien me ish-të dashurin

Mediale Vip

Fifi flet për marrëdhënien me ish-të dashurin

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 17:14
Fifi

“Big Brother VIP” çdo ditë na përball me rrëfime të konkurrentëve që ndajnë histori shumë personale me njëri-tjetrin.

Fifi deri tani ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta personale por edhe jeta si artiste. Disa detaje intime ajo ka ndarë edhe mbrëmjen e djeshme pas mbarimit të spektaklit.

Fifi ka diskutuar me disa prej banorëve marrëdhënia e saj të fundit të dashurisë, për të cilën tha se e ka dëmtuar psikologjikisht.

Në bisedë e sipër, këngëtarja ka treguar se ish-i dashuri i kishte bërë një kërkesë mjaft të vështirë që të linte muzikën.

Po ashtu, ajo ka thënë se nëna e tij nuk e donte pasi ishte vajzë nga fshati.

“Kam pirë diazepan dhe qetësues të shumtë”, ka pohuar Fifi.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat