“Abortova dy shtatëzani”

Mediale Vip

“Abortova dy shtatëzani”

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:17
Paloma

Paloma është një nga banoret më energjike të “Big Brother VIP Albania”. Ajo është kthyer në motorrin e shtëpisë më të famshme në vend brenda dy javëve, duke krijuar edhe situata të shumta e tensione mes konkurrentëve.

Megjithatë, Paloma ka treguara edhe anë të jetës së saj shumë të vështira.

Kështu, ditën e sotme teksa tregoi rreth njohjes së saj me bashkëshortin, Andrein, ajo foli për ankthin dhe vështirësitë e përjetuara për tu bërë prindër të një fëmije.

Paloma rrëfeu se fatkeqësisht ka abortuar dy shtatëzani të saj.

“Herën e parë më tha doktorri që do duhet të presim dhe pak, dhe pas disa ditësh më tha që jemi të detyruar ta humbim. Ndërsa herën e dytë më ‘rrëshqiti’”,- tregoi Paloma.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat