Kjo është vlera marramendëse e pasurisë së Britney Spears

Mediale Vip

Kjo është vlera marramendëse e pasurisë së Britney Spears

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 16:54
Britney Spears

Pas shumë mundimesh, Britney Spears siguroi më herët një fitore të madhe në përpjekjen e saj të vazhdueshme për të larguar kujdestarinë 13-vjeçare dhe gjykata vendosi që babai i saj, Jamie P. Spears, të pezullohet menjëherë.

“Largimi është në interesin më të mirë të Britney Spears”, tha gjykatësja. “Situata aktuale nuk është e qëndrueshme”, shtoi ajo

Gjykatësja gjithashtu urdhëroi që kontrolli i të gjitha aseteve të Spears t’i kalohej një kujdestari të përkohshëm të caktuar nga gjykata – një kontabilist publik i certifikuar i quajtur, John Zabel.

Por sa është vlera neto e pasurisë së 39-vjeçares për vitin 2021 dhe si ka ndikuar kujdestaria e të atit për 13 vite?

Thuhet se aktualisht artistja ka një pasuri neto prej 70 milionë dollarësh. Megjithatë, 13 vitet e fundit ajo nuk ka mundur që të kontrollojë asnjë nga pasuritë e saj financiare.

Në vitin 2008, pasi ajo shfaqi probleme të shëndetit të saj mendor, i ati, Jamie Spears mori nën kontroll financat e saj.

Këtë vit duket se gjërat nuk do të jenë më në favorin e babit të artistes pasi pas pezullimit të tij, John Zabel ka marrë përkohësisht detyrën e kujdestarit.

Po ashtu, sipas “Forbes”, Jamie Spears ishte paguar të paktën pesë milionë dollarë që nga viti 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat