Beyonce përballet me kritika të shumta

Mediale Vip

Beyonce përballet me kritika të shumta

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 21:24
Beyonce

Beyonce është përballur me kritika së fundmi pas një reklame që realizoi për markën e bizhuterive luksoze Tiffany & Co.

Disa kritikë pretendojnë se toni i lëkurës së këngëtares është më i zbehtë duke thënë se duket si një “europiane e bardhë”.

Kritikët shprehen se është dëshpëruese që ylli i muzikës të ‘kamoflonte’ tonet e saj natyrale të lëkurës.

Kjo nuk është hera e parë që diva përballet me një akuzë të tillë. Dhe në vitin 2008, ylli u përball me polemika kur lëkura e saj kishte një nuancë më të lehtë në një reklamë për L’Oreal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat