Fifit dhe Granitit u hyn në mes personi i tretë!

Mediale Vip

Fifit dhe Granitit u hyn në mes personi i tretë!

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:21
Fifi

Afrimiteti i tyre po pritet nga çasti në çast që të kalojë në diçka më shumë se sa shoqëri, për aq kohë sa të dy e kanë pranuar se e pëlqejnë njëri-tjetrin.

Ka qenë Graniti i cili në një moment ka reaguar kundrejt Semit me një veprim i cili sipas Arditit, që ishte dëshmitar, ishte veprim flirtues.

Arditi zgjodhi që t’ia thoshte këtë veprim këngëtares në mënyrë që kjo e fundit të mos surprizohej në një moment të dytë.

Kjo që është përkthyer nga Fifi si mos rrespekt dhe si një indicie që atë e bëri të mendojë se Graniti po luan me të.

‘’Nuk e di nëse do ta kisha bërë unë si do kishe reaguar. Jam shumë e qetë, do të të qetësoj edhe ty. Nëse do të luash le të luajmë së bashku’’,- tha Fifi e revltuar.

Graniti u përpoq t’i qartësonte këngëtares se e gjitha ishte pjesë e një shakaje, por kjo gjë duket se nuk e qetësoi mjaftueshëm situatën.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat