Kate na mëson si kombinohet e kuqja kaq bukur

Mediale Vip

Kate na mëson si kombinohet e kuqja kaq bukur

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 07:08
Kate Middleton

U deshën disa fotografi të Kate Middleton pas një dreke për ta vënë edhe njëherë në qendër të vëmendjes mediatike për stilin e saj të pagabueshëm. Kombinimi i radhës i dukeshës, mori pafund komente pëlqimi nga ata që e ndjekin me endje.

Ajo zgjodhi një fund me pala korrenti, totalisht të kuq, dhe një golf të thjeshtë, të ngushtë pas trupi. Për ta thyer pak të kuqen, Kate plotësoi kombinimin me një çantë të vogël në ngjyrë kafe dhe taka në po të njëjtën ngjyrë.

Nuanca e së kuqes ishte ekzaktësisht e njëjta, ndaj efekti fustan qe shumë i lehtë për t’u ndjerë.

Fundi mban vulën e Christopher Kane ndërsa bluza kashmir është e Ralph Lauren. Të dyja janë të shitura dhe nuk mund të blihen në faqet zyrtare përkatëse.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat