“Nuk jam budallaçkë”/ Larja e enëve kthehet në ‘mollë sherri’ mes banorëve të ‘Big Brother VIP’

Mediale Vip

“Nuk jam budallaçkë”/ Larja e enëve kthehet në ‘mollë sherri’ mes banorëve të ‘Big Brother VIP’

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:07
Paloma

Pasi konsumuan darkën, banorët e ‘Big Brother VIP’ nisën menjëherë përplasjen.

Pastrimi i shtëpisë dhe larja e enëve janë temë e cila ka nxitur shpeshherë debat ndërmjet konkurrentëve.

E tillë ishte dhe situata e djeshme kur Paloma revoltohet për faktin se askush tjetër nuk mori përsipër të pastronte enët e kuzhinës.

“Unë i kam larë gjithnjë dhe nuk i laj më. Ka persona të tjerë që nuk bëjnë asgjë në këtë shtëpi, kam nevojë të pushoj”,- tha ajo.

Arjola nga ana tjetër u përfshi në këtë diskutim duke i thënë Palomës se pastrimi i shtëpisë është detyrim i bashkëjetesës dhe nuk ka pse të kthehet në konflikt.

“Nëse të tjerët nuk punojnë kjo s’do të thotë që ne të tjerët do rrimë. Duhet të pastrojmë dhe mos të flasim”,- tha aktorja.

*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat