Pse nuk e zbulon portretin e djalit? Përgjigja e Erionit

Mediale Vip

Pse nuk e zbulon portretin e djalit? Përgjigja e Erionit

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 13:44
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa me djalin e tyre

Erion Veliaj ka qenë ndër të ftuarit e parë të programit “Jonida’s Room”. Mes shumë pyetjeve ai është përgjigjur edhe për faktin se përse nuk preferon ta zbulojë portretin e të birit për publikun.

“Ai se ka qejf fotografinë, madje kur bën dicka dhe ne duam ta fotografojmë ai thotë babi lere aparatin dhe hajde lozim tani. Megjithatë nëse do të ishim në një vend normal, mbaj mend para pandemisë ku ky qytet digjej për sport politik, ishte koha kur merreshin vendime të rëndësishme poltike si Astiri apo teatri, vendosëm që çmimin politik ta paguaja vetëm unë asnjë pjesëtar i familjes”, është shprehur Erion Veliaj.

Dhe përtej pjesës politke në fakt, Veliaj ka dhënë një mesazh të rëndësishëm. Fëmijët duhen respektuar. Shpesh ata bëhen pjesë e rrjetit për dëshirë të prindërve të tyre dhe jo se duan të jenë aty. Përtej çfarë thonë investiguesit për rrezikun real sesi mund të keqpërdoren imazhet e fëmijëve tuaj nga rrjete abuzuesish, mirë është t’i dëgjojmë dhe ata se çfarë duan.

Ndaj për të gjithë kureshtarët Kajan do të mbetet ende i pazbuluar deri në momentin kur të dojë ai dhe jo kur të dëshirojnë prindërit e tij. Nuk mund të jemi më shumë se dakord me këtë vendim të kryebashkiakut. Fëmijët kanë të tjera dëshira nga ne të rriturit dhs bota jonë kaotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat