Ed Sheeran rezulton pozitiv me COVID-19

Mediale Vip

Ed Sheeran rezulton pozitiv me COVID-19

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 18:53
Ed Sheeran

Ed Sheeran është duke u izoluar pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ylli i muzikës pop tha në një postim në faqen e tij në Instagram se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca nga shtëpia, në pamundësi për të qenë afër njerëzve e fansave.

Sheeran, i cili jeton pranë Framlingham në Suffolk, tha: “Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer, qëndroni të sigurt të gjithë”.

Javën e kaluar ai performoi në Londër si pjesë e çmimeve inauguruese “Earthshot”, të organizuar nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Në postimin, Ed theksoi më tej: “Hej njerëz, një shkrim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për COVID, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë”.

“Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të jem në ndonjë angazhim, kështu që do bëj sa më shumë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia”.

Këngëtari dhe tekstshkruesi u raportua se do të lansojë një album të ri në muajin nëntor.

Në po të njëjtën kohë, Edhe Adele do të rikthehet me albumin e ri “30” pas gjashtë vitesh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat