“Nuk kam asgjë nëse nuk jam me ty”/ Pas akuzave për tradhti, Wanda Nara i jep një shans të dytë Mauro Icardi-t

Mediale Vip

“Nuk kam asgjë nëse nuk jam me ty”/ Pas akuzave për tradhti, Wanda Nara i jep një shans të dytë Mauro Icardi-t

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:17
Wanda Nara, Mauro Icardi

Pas një jave plot me akuza për tradhti, Wanda Nara dhe Mauri Icardi i kanë dhënë një shans të dytë marrëdhënies së tyre. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Nara nëpëmjet një postimi në Instagram.

Çifti më i komentuar i momentit ka ndarë me ndjekësit e tyre disa foto të reja, në të cilat shfaqen bashkë dhe më të dashuruar se kurrë më parë, shkruan “Corriere dello Sport”.

Image

“Fotografitë që kam publikuar muajt e fundit tregojnë se sa mirë dhe sa të lumtur ishim. Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauro-s divorcin. Shkuam te avokati. Për dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen.

Të nesërmen më shkroi një letër që askush nuk ma kishte shkruar ndonjëherë: ‘Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj të jesh e lumtur, sepse kjo do të më bënte të lumtur!’ Dhe më pas kuptova diçka, se edhe nëse kam gjithçka, nuk kam asgjë nëse nuk jam me të.

Jam i sigurt se ky moment i keq që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që ne të dy patëm lirinë për t’i dhënë fund historisë sonë 8-vjeçare, por zgjodhëm sërish njëri-tjetrin. Të dua”, shkroi Wanda.

Megjithatë, disa mesazhe që Icardi ka shkëmbyer me China-n janë bërë publike. Në to shkruhej: “Nuk dua të jem më me të (Wanda Nara-n). Dua të ndahem prej saj. Unë nuk e dua më. E shoh si motër apo nënë”.

Përçarja mes çiftit nisi kur Wanda Nara publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto, krahas së cilës shkruante: “Ke shkatërruar një familje tjetër për shkak të një ku**e”.

Sipas mediave të huaja, Nara i gjeti Icardi-t në telefonin celular disa mesazhe të shkëmbyera midis tij dhe China Suarez, aktores argjentinase.

China reagoi gjithashtu në rrjete sociale me një status, ku shkruante: “Unë nuk e fillova e para, inkurajova ose shkaktova këtë situatë. Unë gjithmonë kam besuar se ata janë ndarë”.

Më pas shtoi: “Koston e prishjes së imazhit të një familjeje të lumtur e paguaj vetëm unë, jo njeriu që gaboi. Duket se është më e besueshme për këtë shoqëri, duke e ditur se si sillen gjithmonë, që të besojë se unë jam shkaktarja, ajo që mashtron dhe jo viktima.

Unë e bëj për veten time dhe për gratë e tjera që janë përdorur gjithmonë dhe që janë gjykuar. Unë jam një grua që nuk kam më frikë të kërkoj të drejtat për të jetuar pa paragjykime”.

Nga ana tjetër, pasi e fali tradhtinë, Wanda shkroi në Instagram: “Kujdesem vetë për familjen time, e ruaj nga k****t dhe nga vetë jeta”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat