Krijuesi i ‘Squid Game’: Netflix nuk më ka dhënë ndonjë bonus pas suksesit

Mediale Vip

Krijuesi i ‘Squid Game’: Netflix nuk më ka dhënë ndonjë bonus pas suksesit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 21:08
Hwang Dong-hyuk

Drama e suksesshme “Squid Game” i ka dhënë Netflix-it 800 milionë dollarë. Stresi për ta krijuar filmin i kushtoi Hwang Dong-hyuk gjashtë dhëmbë, por nuk ka marrë asnjë para shtesë në këmbim.

Ai e shkroi skenarin në vitet e tij më të vështira, kur ishte i papunë dhe qëndronte nëpër kafene. Kur pas 10 vitesh refuzime nga produksione të ndryshme, Netflix pranoi ta bënte filmin e tij, mori aq para sa mori. Askush nuk e dinte se sa sukses do të kishte.

Hwang nuk është aq i pasur sa konkurrenti që fitoi çmimin kryesor.

“Unë nuk jam aq i pasur. Por unë kam mjaftueshëm. Kam mjaftueshëm për të vënë ushqim në tryezë. Dhe nuk është se Netflix po më paguan një bonus. Netflix më pagoi sipas kontratës origjinale”, thotë ai.

Ndoshta Hwang duhet të kishte negociuar një klauzolë të lidhur me performancën, veçanërisht pasi krijimi, shkrimi dhe drejtimi i saj i shkaktuan aq shumë stres

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat