Ian Hudson hedh akuza ndaj Baldwin: Ishte i vetmi që nuk kontrolloi armën

Mediale Vip

Ian Hudson hedh akuza ndaj Baldwin: Ishte i vetmi që nuk kontrolloi armën

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 16:52
Alec Baldwin

Së fundmi aktori Ian Hudson ka reaguar ndaj vdekjes aksidentale të kineastes Halina Hutchins.

Aktori  shpjegoi se gjatë xhirimeve të filmit, të gjithë anëtarët e kastit kontrollonin armët e tyre para çdo skene për t’u siguruar që ishte bosh.Sipas tij, i vetmi që nuk e kontrolloi armën ishte Alec Baldwin.

“Të gjithë aktorët, që janë edhe më me përvojë se unë, kontrolluan të gjithë armët. Baldwin ishte i vetmi që u mbështet te asistenti i regjisorit, Dave Halls, i cili e siguroi atë se nuk kishte plumba.Nuk jam ndjerë i sigurt, kishte kaq shumë armë në shesh dhe asnjë mbrojtje për aktorët, përveç pajisjeve, ” deklaroi Hudson.

Alec qëlloi me armë zjarri dhe vrau aksidentalisht Hutchins  si dhe plagosi regjisorin në xhirimet e filmit “Rust” në New Mexico.

Kujtojmë se aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste e plagosi regjisorin në një film të xhiruar në New Mexico. Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldwin luan rolin kryesor në një Western të shekullit të 19-të.

“Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alec Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat