Chiara Ferragni tregon gjendjen shëndetësore të së bijës

Mediale Vip

Chiara Ferragni tregon gjendjen shëndetësore të së bijës

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 21:39
Chiara Ferragni, Vittoria

Prej ditësh, Chiara Ferragni dhe Fedez po qëndrojnë në spital, ku kanë shtruar të bijën. Kjo pasi vogëlushja u përkeqësua nga një grip.

Ata nuk kanë nguruar të ndajnë herë pas here momente nga spitali, ku së fundim blogerja e njohur ka informuar fansat dhe tregoi ndjesitë e saj.

“Një foto e vjetër, sepse aktualisht jemi akoma në spital dhe mezi po presim të kthehemi në shtëpi. Vittoria po përmirësohet dita-ditës dhe jemi shumë mirënjohës për energjinë e mirë që po na jepni.

Nuk ka më keq se të shohësh fëmijën e sëmurë, është e frikshme. Kur ndodhin të tilla gjëra kupton se shëndeti është luks. Mos e harroni”, u shpreh Ferragni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat