“Nuk është ndonjë artiste, po të ketë 5 këngë këpus kokën”

Mediale Vip

“Nuk është ndonjë artiste, po të ketë 5 këngë këpus kokën”

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 13:24
Semi, Monika

Pas lojës që Monika bëri me Fifin, marrëdhënia mes aktores në raport me Semin dhe Donaldin vazhdon të jetë mjaft e tensionuar.

Së fundmi, Monika gjatë bisedës me Fifin ka thënë se “Semi nuk është artiste” dhe sipas saj në repertorin e saj nuk ka më shumë se 5 këngë.

“Semi nuk është ndonjë figurë! Më fal, sa këngë ka kënduar Semi?! Sa këngë ka Semi si këngëtare? Po të ketë Semi 5 këngë sa kam un gishtërinjtë e dorës, prek kokën unë”, është shprehur Monika. 

Videoja e shkëputur nga jetesa e banorëve dhe e publikuar nga faqja zyrtare e “BBV” në Instagram ka marrë qindra komente ku vihet re ai i një ndjekësi, i cili sjell në vëmendje 5 këngë të Semit, si kundërpërgjigje ndaj asaj që tha Monika.

“Semi Jaupaj- Jetike
Semi Jaupaj- Vetem
Semi Jaupaj- Vec Lotet
Semi Jaupaj- Afer meje
Semi Jaupaj- Energji Pozitive”,
shkruan ndjekësi. 

Nga ana tjetër, Fifi nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, thjesht ka dëgjuar atë që po i thoshte Monika.

Kujtojmë se këngëtarja dhe akotrja nisën para pak ditësh një lojë, gjatë së cilës ato inskenuan debate të ashpra mes tyre, në mënyrë për të provokuar banorët e tjerë.

“Lufta” filloi vrullshëm mes tyre teksa ato aktruan sikur ishin në konflikt mes njëra-tjetrën.

Kjo lojë zgjati më shumë se 24 orë, por pati pasoja tek banorët e tjerë.

Një ndër më të lënduarat që u prek nga “sherri i sajuar” i dy banoreve ka qenë Semi, e cila ka përjetuar një krizë ankthi gjatë një debati me Fifin, e cila mbante gjatë gjithë kohës një shkop druri.

Kjo gjë e ka prekur Semin, e cila nuk është ndjerë mirë as gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “BBV” dhe kur është hapur ky diskutim ka “shpërthyer” në lot.

Si pjesë e lojës, edhe Monika është kritikuar nga banorët dhe nga publiku.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.
 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat