“Graniti nuk është vetvetja”/ Fifi flet hapur me Monikën

Mediale Vip

“Graniti nuk është vetvetja”/ Fifi flet hapur me Monikën

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 14:54
Fifi dhe Graniti

Marrëdhënia me Fifit dhe Granit Canës sa vjen e zbehet më shumë. Që kur ish-futbollisti i tha këngëtares se e sheh vetëm si motër dhe jo si të dashur, ata kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrin.

Megjithatë, Fifi ka deklaruar se ka ende pëlqim për Canën, pavarësisht deklaratës së tij. Mirëpo, pas hyrjeve të tre vajzave të reja, Sarah Berishës, Beatrix Ramosajt dhe Einxhel Shkirës, Fifi tha se ka vënë re një ndryshim në sjelljen e tij.

Teksa po bisedonte me Monikën dhe me Sabianin në oborrin e shtëpisë, këngëtarja tregoi se ndihet keq që Graniti shihet sikur qëndron nën hijen e saj.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Graniti nuk o vetvetja edhe e pash një tjetër Granit më herët.

Monika: Fif edhe ai e ka ndjerë këtë presionin e njerëzve, të publikut që e kanë pritur.

Fifi: E pse ai s’e ndjeu sot këtë presionin.

Monika: Se ndoshta i kanë thënë që ti duhet të çlirohesh, të shikohesh…

Fifi: Si ka thënë kush gjë, bile ma keq i kanë bo presion.

Monika: Po pra nga ai presion, duhet të thotë edhe ai një mendim jo vetëm rreth temës suaj, por edhe në përgjithësi.

Fifi: Patjetër, a e kam ndal najher?

Monika: Jo, nuk e ke ndal. Po nëse ka një mendim ta thotë domethënë që të filloi edhe Graniti të shikohet jo nën tutelën tënde.

Fifi: Unë sa e thash këtë.

Monika: Me ty jam dhe unë shpirt.

Fifi: Po ndihem keq.

Monika: Jo mi mos u ndjej keq.

Fifi: A është ashtu siç kanë thënë ata jashtë?

Monika: Ça kanë thënë jashtë?

Fifi: Që s’është tu u çliru prej meje edhe po më dhem.

Monika: Ç’ke me këta të shtëpisë, se këta i morëm vesh. Mos u shqetëso për këtë shtëpi. Na ke ne të dyve në krah (i referohet vetes dhe Sabianit), për çdo gjë, ke Ilirin, ç’të duhet ty…

Fifi: Po më vret.

Monika: Po ç’të vret mi motër, pse po e bën të madhe. S’ka asgjë. Mos të të vrasi fare. Edhe po të provokuan, të hodhën ndonjë fjalë, kafsho buzën dhe hajde te motra. Në i njohëm këta. Do i njohim edhe të rejat.

Fifi: Se unë e njoh edhe Enxhin dhe Trixën jashtë,njoh edhe të tjerë jashtë, por dolën dardhë me bisht mrena.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat