“Marr valixhet e iki! Deri në sekondë të fundit do të…”/ Graniti flet me Fifin për vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP”

Mediale Vip

“Marr valixhet e iki! Deri në sekondë të fundit do të…”/ Graniti flet me Fifin për vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP”

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:17
Fifi dhe Graniti

Edhe pse deklaroi se Fifin e sheh thjesht si shoqe, Graniti ua ka bërë të qartë të gjitha vajzave brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” se nuk do të krijojë lidhje me to. Mbrëmjen e djeshme, ish-futbollisti vendosi që të flasë me Fifin për këtë gjë.

Ai i tha këngëtares se jo vetëm me të, por edhe me vajzat e tjera ka vetëm shoqëri dhe deri në moment të fundit që do të jetë pjesë e këtij reality show, nuk do të krijojë asnjë lidhje romantike.

“Edhe deshta me të thon që deri në sekond të fundit kam potencu që jena shokë, edhe me ato… Edhe s’ka për të ndodhë asgjë më shumë. More nesër marr valixhet edhe eci! S’ka problem, pajtona. Po unë jam Graniti, qe ky jam! Ju pëlqen mirë, s’ju pëlqen okay”,- u shpreh Graniti.

Ndërkohë, kur ishte në dhomën e lavanderisë me Fifin, ai tha se nuk ndihet krenar me veten, sepse e di që ka potencial që të bëjë më shumë se kaq.

“Ça kam bo deri sot e kam bo vetë, pa ndihmën e kurrkujt. Edhe kjo gjithmonë më ka vlejt. Deri diku jam krenar me veten. Por jo plotësisht se e di që kam potencial me bo hala ma shumë. Ma merr menja që ka me ardh edhe ajo”,– i tha ish-futbollisti këngëtares.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat