Pse banorët e Big Brother VIP po i kthehen Semit kundër?

Mediale Vip

Pse banorët e Big Brother VIP po i kthehen Semit kundër?

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:34
Semi

Monika, Arditi dhe Arjola janë përfshirë në një bisedë ku është komentuar sjellja e Semit gjatë spektaklit të së martës live. Monika është e bindur se Semi shtiret dhe çdo gjë e bën për vëmendje.

“Ajo nuk pati asnjë ngacmim.

Të gjithë po flisnin për Fifin dhe ajo u bë keq krejt papritur”, u shpreh Monika.

Ndërsa Arjola pranoi se është përpjekur t’iu afrohet dhe t’i qëndrojë pranë, ama Donaldi nuk e ka lejuar me pretendimin se gjërat do bëhen më keq.

Të njëjtin mendim duket se ndajnë edhe Arditi me Sheilën të cilët pranojnë se ajo nuk i lejon ta ndihmojnë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat