Nga lufta tek çmimi prestigjoz në Kanë – rrugëtimi inspirues i aktorit nga Kosova në Norvegji

Mediale Vip

Nga lufta tek çmimi prestigjoz në Kanë – rrugëtimi inspirues i aktorit nga Kosova në Norvegji

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:35
Arben Bala

“Kjo nënkupton se unë i shoh gjërat më ndryshe”, thotë Arben Bala, aktori shqiptar që po bën karrierë në Norvegji, kur pyetet për ndikimin e luftës së Kosovës në jetën e tij.

Ai, në moshë të re u detyrua të largohej nga Kosova. Shkaku i luftës, migroi bashkë me familjen drejt Norvegjisë.

Lufta i mori një pjesë të fëmijërisë, por i dha një ‘atribut’ të rëndësishëm: mungesën e frikës.

Kur përjeton shumë gjëra të tmerrshme ose vetëm nëse i sheh në fotografi qysh në moshe të re, siç kam bërë unë, atëherë mbërrini tek ajo pika kur nuk keni më frikë”, vijon rrëfimin 46 vjeçari, i cili disa javë më parë fitoi çmim në Festivalin Ndërkombëtar të serive në Kanë.

Në një intervistë për mediumin norvegjez “Dagasavisen”, Bala rrëfeu jo vetëm fëmijërinë dhe prapavijën e jetës së tij. Tregoi edhe emocionet e “triumfit të pabesueshëm” në Kanë dhe të veçantat e rolit që e ngriti atë në majat e kinemasë norvegjeze.

Bala, është protagonisti kryesor i serialit “Countrymen” në Norvegji, premiera e së cilës do të mbahet sonte në Oslo.

Seriali rrëfen ngjarjen e katër djemve, të katërtit prej tyre muslimanë, që lëvizin në një fermë fshati dhe përfundojnë si themeluesit e biznesit të parë të prodhimit të djathit ‘Hallall’ në vend.

Më 14 tetor, “Countrymen” u shpërblye me Çmimin e Kastit të Ansamblit (aktorëve më të mirë). Bala u shpreh i ngazëllyer me çmimin që, sipas tij, i cilësonte “kastin më të mirë të serive në botë” ata të serialit “Countrymen”.

“Pjesa më e bukur është se ky film ka mesazh shumë të mirë për audiencën”, thotë Bala për “Dagasavisen”.

Bala thotë se dy arsye qëndrojnë prapa rolit “shumë ndryshe” të tij në serialin “Countrymen”.

Si arsye të parë, kosovari e citon aktorin norvegjez, Nader Khademi, më të cilin preferon ta ndajë skenën dhe ekranin.

Pasi që Bala është parë shpesh në rolet e “gangsterit”, ky film ia ka dhënë mundësinë për t’u paraqitur ndryshe prej roleve në të cilat shikuesit janë mësuar ta shohin. Kjo ishte arsyeja e dytë për rolin më ndryshe të tij në këtë projekt.

Në fund, ai shprehet shumë i lumtur për “suksesin e pabesueshëm” të tij.

“Ishte ndjenjë e papërshkrueshme. Eshtë diçka shumë e madhe. Vështirë të besohet si e vërtetë”, shprehet 46-vjeçari.

“Countrymen” është prodhuar nga studio norvegjeze Rubicon. Kurse, ‘Banijay Rights’ është përgjegjës për shpërndarjen e tij.

Seriali do të shfaqet nga botuesit kryesorë nordikë dhe nga ARTE në Francë dhe Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat