“Big Brother” i ndëshkon Donaldin dhe Ilirin

Mediale Vip

“Big Brother” i ndëshkon Donaldin dhe Ilirin

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 14:32
Donaldi dhe Iliri

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, “BigBrother” u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’, deri më tani janë larguar tre banorë.

Pas debatit të mbrëmshëm në mes Donaldit dhe Ilirit lidhur me provën javore dhe atmosferën e krijuar, “Vëllai i madh” ka vendosur të dënojë dyshen.

Në shtëpinë e famshme është lexuar dënimi dhe se dyshja duhet të luajnë me një top gjatë gjithë kohës por që nuk duhet ta lënë topin të bie asnjëherë në tokë.

Nëse ata arrijnë ta realizojnë këtë dënim për dy orë, atëherë të gjithë banorët do të fitojnë një darkë me fruta deti, por nëse mund ta vazhdojnë deri në katër orë, atëherë të gjithë mund të pranojnë gatime nga familjarët e tyre, e nëse bëhet për 6 orë, atëherë kanë të drejtën të shprehin një dëshirë në dhomën e rrëfimit që “Vëllai i madh” të ua plotësoj.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat