Monika dhe Fifi kanë vënë sot në zbatim lojën e dytë.
Këtë herë, Monika i ka kërkuar produksionin leje për të fshehur makinerinë e kafesë, plan i cili iu aprovua me sukses.
Më pas, Monika kërkoi ndihmën e Fifit dhe të disa prej banorëve për të nisur menjëherë me vënien në zbatim të këtij plani.
Sot banorët kur janë zgjuar nuk kanë gjetur as kafen dhe as makinerinë. Natyrisht, janë bërë kuriozë duke pyetur njëri-tjetrin, ndonëse nuk kanë marrë përgjigje. Por duke qenë se këto ditë kanë qenë plot lojëra kanë menduar se edhe këtë herë bëhet fjalë për një lojë tjetër.
Sakaq, kanë gjetur mënyra për të përagtitur kafe, duke qenë se nuk kanë as xhevze. Deri tani duket se e kanë marrë me sportivitet, por se si do vijojë deri në fund mbetet për tu parë
BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.