Edi kthehet në Zvicër, Adën as që e përmend në planet e jetës

Mediale Vip

Edi kthehet në Zvicër, Adën as që e përmend në planet e jetës

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 18:12
Edi dhe Ada

Edi i dha fund aventurës në Përputhen.

Ndonëse ishin dy nga konkurrentët më të preferuar, Edi dhe Ada u përjashtuan nga “Për’puthen” dhe shkak u bë shkelja e rregullave, pas një takimi në fshehtësi të tyre.

Pas përjashtimit, Edi ka folur për marrëdhënien me Adën, në një intervistë 60 sekonda për “Prive” ku i pyetur nëse me të janë thjesht shokë apo më shumë Edi tha shkurt: “Shokë”.

Ndërkohë, sot përmes një statusi në Instagram ai ka bërë me dije se do shpërngulet në Zvicër dhe duket se në këtë mënyrë ka mbyllur çdo portë për Adën.

“Faza 1 e jetës time kaloi dhe po du me mbaru me qikaq. Faza 2 është karriera ime profesionist boxer. Kështuqë e mora vendimin me ikë prapë për Zvicër dhe me vazhdu jetën si pro-boxer”, ka shkruar ai.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat