Anna Lika shënon një super sukses!

Mediale Vip

Anna Lika shënon një super sukses!

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 21:03
Anna Lika

Aktorja e njohur e humorit, Anna Lika, është një ndër figurat më të dashura për publikun shqiptar. Me humorin dhe tipin moskokëçarës që e karakterizon, ajo ka rrëmbyer zemrat e fansave dhe në Instagram numëron mijëra të tillë. Bukuroshja nuk ngurron asnjëherë ta thotë mendimin e saj publikisht për këdo apo çfarëdo dhe është gjithmonë pozitive në çdo situatë.

Prej vitesh pjesë e kinematografisë, Lika momentalisht është në kulmin e karrierës së saj.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e serialit “H.O.T” që transmetohet çdo të dielë në Tv Klan, por suksesi i saj nuk mbetet me kaq.

Aktorja po ashtu është protagoniste në filmin “Shkëmbimi” që do të dalë në çdo kinema premierë në datën 18 nëntor të këtij viti.

Për të gjithë kuriozët, ky film ka në thelb jetët paradoksale të dy vëllezërve, njëri në Shqipëri e tjetri në Amerikë, historitë e të cilëve bashkohen dhe ndahen në momentin e trashëgimit të pronave. Një problem thelbësor i vendit tonë që për shkak të kësaj, pasojat i vuajnë pasardhësit dhe pikërisht pjesa aksion e filmit fillon kur rrëmbehet vajza e njërit prej vëllezërve, gjë e cila do vejë në provë dashurinë e të dashurit të saj. Dashuria për vajzën bën që të sakrifikojë këdo dhe i verbuar nga dashuria merr përsipër çdo lloj rreziku për ta pasur vajzën sërish pranë.

Me regji të Drilon Hoxhës, ky film i llojit komedi, aksion, dramë do të luhet nga aktorët Annais Lika, Bujar Asqeriu, Sejfulla Myftari, Çun Lajçi, Natasha Sela, si dhe Driloni.

Kuriozë jemi të dimë ç’surpriza e projekte të reja na presin në të ardhmen nga Anna, e cila momentalisht i është përkushtuar kokë e këmbë karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat