Sabian dhe Iliri kanë krijuar një shoqëri shumë të mirë në “Big Brother VIP”. Këto ditë Sabiani ka bërë një deklaratë të fortë duke i thënë Ilirit se nëse eleminohet do të shkojë pas tij. Për Sabianin çmimi i madh është miqësia me balerinin.
“Po dole nga kjo derë do të vijë dhe vëllai nga mbrapa.”- i ka thënë ai.
Mirëpo, mbrëmjen e sotme u eleminua Sabiani, largimi i të cilit u përjetua shumë keq nga të gjithë banorët. Edhe Iliri shpërtheu në lot, duke thënë se do të largohet nga shtëpia së bashku me të.
“Unë gjeta një vëlla te Sabiani!”- tha ai mes lotësh.
Mirëpo, Arbana i ka kërkuar të qetësohet dhe të mendohet në mënyrë që mos të marrë vendime në momente të tilla dobësie.
BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.