Beatrix Ramosaj tregon si e ka përjetuar ndarjen e prindërve

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj tregon si e ka përjetuar ndarjen e prindërve

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 16:20
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj ka folur së fundmi për familjen e saj. Teksa po qëndronte me Granitin në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”, këngëtarja nisi të rrëfente ndjesitë që ka përjetuar kur prindërit iu divorcuan.

Duke marrë shkas nga historia e Granitit, që ishte pak a shumë e ngjashme me atë të Trixës, artistja e ndjeu veten komode për të folur për këtë temë. Ajo tregoi se prindërit e saj vendosën të ktheheshin nga Gjermania në Llapashticë kur ka qenë shumë e vogël. Beatrix tha se ka qenë në klasë të pestë kur prindërit iu ndanë dhe pas kësaj ngjarjeje, ajo së bashku me nënën dhe të vëllanë, shkuan të jetonin në Prishtinë.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Masi u kry lufta, në dorë të mamit. Babi do e ketë hapësirën e vet në Llapashticë. Babi jem o kon shumë ‘cool’. Po familja e vet i thojshin këna me u kthy knej. Si përfundim prej krejtve u kthy veç ai me na. Të tjerët janë anej hala.

Granit: Ça kena pas familje, shoqni, anej kanë shku, vet ne jena kthy. A ka ken ma mirë që keni vendos me ardh apo…

Beatrix: Për mu po.

Granit: Edhe për mu.

Beatrix: Krejt eksperienca… U kthym në Llapashticë. Meno nga Gjermania në Llapashticë. Komplet ndryshim drastik. Mami im është rrit jashtë, i ka pas krejt kushtet të mira. U rrit jashtë, ka punu vetë, i ka pas kushtet të gjitha. Kemi jetu pesë vjet në Llapashticë. Kam bo klasën e parë deri në të pestën aty. Jeta për mamin o kon krejt ma ndryshe. Mami dojte për mu e vëllain me u shkollu… Për nime për mu, bazën më të rëndësishme e kam marrë në Llapashticë edhe në shkollë o kon perfeksion, Në tona aspektet. Ndaç si njeri që jam formu, ndaç me shokë në shkollë. Aty i kam marrë bazat, me dit krejt senet në jetë, me dit me kuptu të mirën prej të keqes. Mami dhe babi u ndanë.

Granit: Ti e paske njejt historinë me mu. Çafrë moshe ke qen?

Beatrix: Në klasë të pestë. Kemi shku në Prishtinë tre vjet. Shkojshim te babi ose vinte babi te na. Mami dhe babi kanë pas raporte të mira. Ata kanë pas problemet e veta. Unë e kam përjetu pak, Albani ka ken pak ma i vogël. Por edhe ai e ka përjetu. Janë munu mos me na bo traumë. Prishtina o kon shumë e bukur. Krejt shokët e shoqet… Unë sa herë shkoj aty më vjen me puth tokën. Edhe njerëzit ma të mirë që kam njoft edhe sot hala foli. Edhe mu më vjen mirë kur më thonë Trix s’ke ndryshu.

Prej 11 vitesh, babai i këngëtares nuk jeton më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat