Arditi tregon pengun e jetës së tij

Mediale Vip

Arditi tregon pengun e jetës së tij

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 07:13
Arditi

Për tu shkëputur pak nga tensioni i provës javore, banorët vendosën që të diskutonin për eksperiencat e bukura që kanë kaluar në jetë.

Të shumta ishin komentet mbi arritjet personale, profesionale apo familjare, por rrëfimi i Arditit ngjalli jo pak habi tek konkurentët.

Ai tregoi se pas suksesit të një kënge me fituesin e “Eurovision Suedia”, atij iu bë ftesa të ishte këngëtari kryesor në një festival shumë të rëndësishëm kushtuar komunitetit LBGT+.

Arditi tregoi se i frikësuar nga mentaliteti në Shqipëri zgjodhi që ta refuzonte këtë ftesë.

” Ishte festival shumë i rëndësishëm, mund të më hapte shumë rrugë karriere. Isha i vogël dhe nuk e mendova mirë, kisha frikë nga paragjykimet këtu”.

Arditi gjithashtu shtoi se nëse e njëjta ftesë do t’i bëhej tani, do ta pranonte me kënaqësi.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat