Kënga “Hala” nga Tayna dhe Ledri Vula arrin mbi një milion klikime brenda një dite

Mediale Vip

Kënga “Hala” nga Tayna dhe Ledri Vula arrin mbi një milion klikime brenda një dite

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 16:21
Ledri dhe Tayna

Dy emrat e njohur të estradës, Tayna dhe Ledri Vula janë ribashkuar për një projekt të dytë me radhë.

Dyshja sollën këngën “Hala” e cila erdhi si befasi për fansat e tyre, e të cilët e priten mirë, dhe këtë e dëshmon suksesin i këtij projekti.

Në vetëm një ditë, kënga që mban titullin “Hala” e realizuar edhe me videoklip, ka arrit mbi një milion klikime brenda 24 orëve.

Këtij suksesi i është gëzuar reperja nga Prizreni e cila e ndau lajmin me fansat e saj në Instagram.

Ndërkohë, Tayna dhe Ledri në vitin 2018 kishin lansuar projektin e tyre të parë së bashku “A je”, cili numëron mbi 40 milionë klikime në YouTube.

Kujtojmë që Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka zbuluar se është në përgatitje të albumit, që do të jetë i pari në karrierë.

Ndërsa, ky bashkëpunim i Ledrit vjen pas një tjetër bashkëpunimi të suksesshëm që ai solli me Gjikon dhe Lumi B. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat