Pajtimi e pyet nëse e pëlqen, Sarah e sikletosur refuzon të përgjigjet

Mediale Vip

Pajtimi e pyet nëse e pëlqen, Sarah e sikletosur refuzon të përgjigjet

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 22:28
Pajtimi dhe Sara

Marrëdhënia mes Sarës dhe Pajtimit sa vjen dhe po bëhet më interesante. 

Dj PM, siç njihet në publik, shfaqi që në momentet e para të hyrjes pëlqimin për blogeren.

Që nga ai moment ai nuk ka hezituar që të ngacmonte dhe provokonte Sarën lidhur me këtë aspekt.

Ditën e sotme ai e pyeti se me sa persona nga Tirana ajo është frekuentuar, pyetje të cilën ai e mbështeti në faktin se ishte tepër xheloz.

“Jam tepër xheloz, a mund të di me sa djem nga Tirana ke dalë?”,- pyeti ai.

Gjithashtu, mbasditen e sotme Pajtimi i deklaroi bukuroshes se kishte një pëlqim ndaj saj.

“Të pëlqej se je femër e brishtë, nuk guxoj të të ndryshoj”,- tha ai.

Disa minuta më pas, ai i drejtoi Sarës një pyetje akoma edhe më të drejtëpërdrejtë: A ke pëlqim për mua?

Kësaj pyetje Sarah refuzoi t’i përgjigjej, por nga ana tjetër nuk e fshehu as sikletin.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat