Gresa Behluli bëhet nënë për herë të parë, ky është emri i djalit

Mediale Vip

Gresa Behluli bëhet nënë për herë të parë, ky është emri i djalit

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:32
Gresa Behluli

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli është bërë nënë për herë të parë.

Vajza e këngëtares së njohur, Shkurte Fejza ka lindur një djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Dielli.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, Hajrush Behluli, përmes një postimi në Facebook, i cili tha se ardhja e nipin në jetë u solli gëzime të veçanta në zemrat e tyre.

“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona. Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Po ashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat. Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit”, ka shkruar babai i këngëtares.

Kujtojmë që lajmin se ishte në pritje të fëmijës së parë, Gresa e bëri pak kohë më parë përmes një videoklipit të fundit muzikor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat