Graniti tregon bisedën me të dashurën

Mediale Vip

Graniti tregon bisedën me të dashurën

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 13:26
Graniti

Granit Cana u largua nga “Big Brother VIP Albania”, duke u bërë banori i pestë që lë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ditën e sotme për të folur për eksperiencën e tij dhe gjërat që e penalizuan.

Graniti u shpreh se nuk e ka penalizuar Fifi, por shkaku që sipas tij u fut në lojë pa një strategji.

“Nuk doja ta humbisja Fifin si shoqe sepse e gjena veten shumë tek ajo. Ajo ka zbuluar shumë nga unë si person para publikut, si në gjendjen emocionale, ashtu edhe me batutat. Kjo ka qenë një pikë që më ka favorizuar. Sepse jo tek të gjithë kisha besim dhe flisja hapur.”-tha Graniti rreth raportit me Fifin.

Po ashtu, Graniti ka folur edhe për lidhjen e lënë pezull jashtë. Ish-futbollisti tha se pas daljes ka folur me vajzën në fjalë dhe se e kanë lënë të takohen dhe bisedojnë rreth marrëdhënies së tyre. Ai po ashtu, tregoi se ajo i ka thënë se do dëshironte që ai mos të ishte larguar kaq shpejt nga shtëpia e “Big Brother”.

“I ka ardhur keq për mua. Dhe më kërkoi falje për letrën që dërgoi. “Të kërkoj falje nëse të ka penalizuar”- më tha.

"E ka përjetuar edhe ajo keq eleminimin tim. Është ndjerë shumë keq!”- tregoi ai kur u pyet se si është ndjerë e dashura për “Big Brother-in” e tij.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat