Pas daljes nga Big Brother, Graniti befason me emrin e banores për të cilën thotë se ka pëlqim

Mediale Vip

Pas daljes nga Big Brother, Graniti befason me emrin e banores për të cilën thotë se ka pëlqim

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:40
Graniti

Granit Cana ishte ftuar në Fan Club të Big Brother VIP për të diskutuar rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në Big Brother ai u diskutua për afrimitetin me Fifin, ‘përdorjen’ e saj, stepjen prej saj etj, por sidomos për xhelozinë që Fifi ndjente ndaj vajzave të tjera e veçanërisht Semit.

Nga ana tjetër, Semi dhe Graniti janë parë shpesh shumë të afërt. Madje, rrëfimin më emocionues, atë për ndarjen e prindërve dhe vështirësitë e jetës e ka bërë me Semin.

Graniti është shprehur se me këngëtaren ndihet mirë e po ashtu ka thënë se “është detyruar” të largohet nga ajo për shkak të debateve që ka patur me Fifin.

Mirëpo, duket se xhelozia e kësaj të fundit nuk ka qenë pa shkak. Sot në “Fan Club”, Graniti pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë. Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do flirtonte me Semin.

I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas karakterin.

Graniti gjithashtu u shpreh se asnjëherë nuk i ka dhënë Fifit hapa vazhduese dhe nuk e ka mbajtur kurrë me shpresë, por thjesht ka bërë atë që ka ndjerë në moment dhe me ironi thotë se nuk i ka premtuar asaj të martohen bashkë, por thjesht nuk ka dashur ta humbasë si mikeshë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat