Familja mbretërore e shqetësuar për serialin 'The Crown', çfarë pritet ndodhë mes saj dhe Netflix-it

Mediale Vip

Familja mbretërore e shqetësuar për serialin 'The Crown', çfarë pritet ndodhë mes saj dhe Netflix-it

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Mbretëresha Elizabeth

Anëtarët e familjes mbretërore thuhet se janë të shqetësuar rreth sezonit të ardhshëm të seralit "The Crown" në Netflix, i cili do të portretizojë Mbretëreshën dhe familjen e saj. Sipas The Sun, anëtarët e monarkisë britanike "kanë kërkuar këshilla ligjore".

Një burim vuri në dukje se familja mbretërore është në gjendje të padisë shërbimin e transmetuesit, Netflix. Ekspertët nga firmat ligjore të Mbretëreshës Elizabeth - Farrer & Co dhe Harbottle& Lewis - thuhet se e kanë dhënë këshillën ligjore, raportoi Sun.

Sezoni 5 i "The Crown" do të tregojë familjen përmes mesit të viteve 1990 dhe përballjen me sprovat dhe mundimet e të qenit mbretëror. Të gjithë sytë do të jenë te Princesha Diana dhe Princi Charles teksa përpiqen të shpëtojnë martesën e tyre të shkatërruar.

Imelda Staunton do të marrë rolin e Mbretëreshës nga Olivia Colman, Elizabeth Debicki do të portretizojë Princeshën e ndjerë të Uellsit dhe Dominic West është zgjedhur si Princi Charles.

“Ky serial do të jetë më i diskutuari ndonjëherë. Ai ka të bëjë me ngjarje që janë ende të papërpunuara për shumë njerëz,” shtoi burimi i brendshëm i Sun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat