”Pajtimi shkon më shumë me Beniadën”/ Sarah: Nuk jam në konkurencë me askënd

Mediale Vip

”Pajtimi shkon më shumë me Beniadën”/ Sarah: Nuk jam në konkurencë me askënd

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 23:08
Sarah

Thashethemet janë një pjesë e pandashme e shtëpisë.

Banorët kanë komentuar sjelljën e bashkëjetuesve të tyre.

Ironitë, batutat, deklaratat dhe kunjat për njëri-tjetrin kanë qenë të panumërta gjatë ditëve të fundit.

Gjatë spektaklit të sotëm ata patën mundësi të dëgjojnë disa prej thashethemeve më pikante të javës.

Ata kanë komentuar flirtet që kanë nisur mes të rinjve në shtëpi.

Disa prej banorëve kanë deklaruar se mes Pajtimit dhe Beniadës ka më shumë kimi sesa ka mes tij dhe Sarës.

Këtë çështje Sarah e ka cilësuar si të shëmtuar pasi nuk është në konkurencë me asnjë prej banorëve.

Nga ana tjetër, një deklaratë e Sabianit se banorët po nxisin të çiftëzohen me njëri-tjetrin për efekt të lojës u tërhoq nga vetë ai duke shprehur me humor se ka qenë nën efektin e alkoolit kur e ka thënë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat