Aktori i famshëm turk rrezikon deri në katër vjet burgim

Mediale Vip

Aktori i famshëm turk rrezikon deri në katër vjet burgim

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 16:03
Burak Ozçivit

Aktori i pëlqyer turk Burak Ozçivit, i njohur si “Osmani” për publikun shqiptar, rrezikon deri në katër vite burgim.

Sipas mediave turke, ai mund të dënohet për fyerje ndaj 4 kolegëve të serialit. Incidenti për të cilin mund të dënohet aktori ndodhi në dhjetorin e vitit të kaluar, gjatë xhirimeve të serialit “Kurulus Osman”.

Në deklaratën e dorëzuar në gjykatë, thuhet se aktori në mes të xhirimeve ka nisur të ofendojë kolegët dhe t’i thërrasë me emra nënçmues, gjë që mund të konfirmohet nga disa dëshmitarë.

Megjithatë, aktori i njohur turk ka mohuar të gjitha akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat