“Mos beso dhe mos jep asgjë nga vetja”, Morena poston videon duke qarë me mesazhin prekës për fansat

Mediale Vip

“Mos beso dhe mos jep asgjë nga vetja”, Morena poston videon duke qarë me mesazhin prekës për fansat

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 15:29
Morena Taraku

Morena Taraku së fundi ka postuar një Instastory ku shfaqet mjaft e emocionuar.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, së fundi ka befasuar fansat me postimin e saj prekës.

Ajo përmes Instagramit shfaqi një anë të sajën të cilën rrallë herë e tregon.

Në postimin e bërë sot në Instastory, këngëtarja u pa e prekur dhe me lot në sy teksa edhe kishte bashkangjitur një shkrim emocional. Ajo foli për situatat të cilat gjenden shumë njerëz në ditët e sotme ku e gjen veten shpesh herë duke i përjetuar ato.

Këngëtarja kishte një këshillë për fansat e saj që të mos iu besojnë njerëzve shumë dhe ta duan vetveten. Morena gjithashtu u shpreh se njerëzvit në këtë botë janë të përbindësha dhe të shtyjnë të bësh gjëra të liga.

Shkrimi i plotë pa ndërprerje vijon si më poshtë:

“Si mund ta quajmë veten njeri kur përball vetes ke një përbindësh që të dirigjon dhe të shtynë të bësh vetëm gjëra të liga?! Po ndaj me juve këtë postim sepse nuk i/e vetmja që lëndohesh dhe thyhesh nëpër valët e jetës. Thjeshtë mos beso askënd, as ata që betohen në kokën tënde. Shpesh gjej veten duke pyetur pse njerëzit jetojnë për të zhgënjyer dikën dhe përgjigjen e vetme që e gjej është se brenda tyre kanë një zemër të ligë dhe asgjë më shumë.

Kam respektuar e dashur as shumë njerëz në këtë botë dhe të gjithë ata që kam dashur e respektuar me kanë tradhtuar në mënyra të ndryshme, ngase njerëzit respektin dhe dashurinë e sinqerta e marrin për dobësi. Sot po postoi këtë storje për të treguar se jeta është njësoj për të gjithë, nuk do të thotë se unë jetojë në një botë tjetër e me njerëz të planetit tjetër, njësoj si ju të gjithë kalojnë nëpër çdo fazë të jetës.

Thjeshtë u mërzita dhe desha ta ndaj me ju. Mos beso, dhe mos jep asgjë nga vetja, duaje veten më shumë se gjithçka sepse është e vetmja që jeton për ty. Kam parë një plak njëherë në jetë dhe më tha se: Qenke shumë e lumtur por mos mendo që bota është kaq e bukur, do të përplasesh me qindra herë nëpër tokë dhe prapë duhesh të ngrihesh sikur nuk ka ndodhur gjë. Duaje Zotin dhe familjen, veten dhe shoqërinë e afërt, mendo që pas çdo të keq ose të mirë është dikush lart neve që quhet Zot ai që na mallkon dhe na uron. Mos fal, sepse njerëzit që të duan nuk të lëndojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat