Katër viktima nga aksidenti tragjik në Bullgari janë familjarë të Ganimete Abazit

Mediale Vip

Katër viktima nga aksidenti tragjik në Bullgari janë familjarë të Ganimete Abazit

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 13:43
Ganimete Abazi/Aksidenti

Një tragjedi e ndodhur sot (e martë) ku humbën jetën 45 persona teksa po ktheheshin nga Turqia në Maqedoni, ka tronditur të gjithë.

Reagime të shumta për aksidentin tragjik kanë ardhur nga figura e personazhe të njohura në vend, të cilët shprehën ngushëllimet për jetën e humbura.

Ndërsa, një prej këngëtareve të njohura shqiptare, Ganimete Abazi, ka humbur familjarët e saj në këtë aksident.

Një familje që u shua në këtë tragjedi ishin pikërisht të afërm të saj, kështu ka bërë të ditur vet ajo në një postim në Instagram.

Kryefamiljari që humbi jetën me gruan dhe dy fëmijët binjakë ishte djali i tezës së këngëtares shqiptare.

“Dhimbje,trishtim,lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardh në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të desha si vëlla o Avni. Do të na mungoni shumë!

Pushoni në parajsë engjëjt e mi”, ka shkruar këngëtarja, e cila ndau dhimbjen me ndjekësit në rrjete sociale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat