Me të filluar Big Brother VIP, Arbana Osmani ka diskutuar pak me Dj PM dhe Sarah Berishën.
Dyshja gjatë javës janë puthur, duke qenë se ka kohë që kanë shprehur pëlqim mes vete.
Moderatorja Arbana Osmani, i ka kërkuar atyre që të shkëmbejnë LIVE një puthje, por që Dj kosovar refuzoi një gjë të tillë.
“Më vonë, Arbana, më vonë, mos një herë, më vonë”, tha Dj PM.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.