Ana jo dhe aq e bukur e jetës së Dua Lipës: Unë fle me taka

Mediale Vip

Ana jo dhe aq e bukur e jetës së Dua Lipës: Unë fle me taka

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 00:50
Dua Lipa

Dua Lipa publikon shpesh foto me ngjarjet e javës, apo detaje e njerëz që i do shumë, sigurisht edhe nga jeta në sheshxhirim.

Por me një nga fotot e fundit, ajo na kujtoi edhe njëherë se jeta e një artisti me karrierë si e saja nuk është edhe aq e lehtë.

Dua është fotografuar teksa fle në makinë, e veshur me taka shumë të larta.

“Unë fle me taka”, shkroi këngëtarja duke lënë të kuptohet se jeta e saj s’është fare e lehtë edhe pse me raste mund të duket ashtu.

Në fund të ditës, ajo mbetet një vajzë e thjeshtë që punon me orë të gjata dhe herë pas here e zë gjumi me taka, siç na zë ne me grim pas një nate të gjatë feste.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat