Gjesti i Fifit përlot Balinën

Mediale Vip

Gjesti i Fifit përlot Balinën

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 07:53
Fifi dhe Balina

Fifi ishte mbrëmjen e djeshme në studion e “Big Brother VIP” dhe gjejeni çfarë? Personi i parë që ajo përqafoi ishte opinionistja Balina Bodinaku.

Ky veprim i këngëtares ishte i papritur për të gjithë sepse vetëm pak ditë më parë ajo debatoi me Balinën dhe e quajti shkaktare të gjendjes së saj, pasi i ra të fikët.

Pasi e përqafoi, Fifi i kërkoi të falur, një gjest ky që përloti Balinën.

“I thashë "më fal" në vesh. Në spektaklin e kaluar edhe sikur Balina të më thoshte të dua unë do reagoja njëjtë (i ra të fikët) sepse isha shumë e mbushur dhe shumë e stresuar nga gjithçka që ndodhte aty brenda”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat