“Kam katër nëna!”/ Ish-banori i “Big Brother VIP” sqaron deklaratën që i habiti të gjithë

Mediale Vip

“Kam katër nëna!”/ Ish-banori i “Big Brother VIP” sqaron deklaratën që i habiti të gjithë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 08:43
Igli Zarka

Igli Zarka, ish-banori i “Big Brother VIP”, e ndërpreu rrugëtimin e tij shumë shpejt si pasojë e problemeve shëndetësore. Por gjatë kësaj periudhe të shkurtër, aktori arriti të linte disa “gjurmë”.

Një ndër deklaratat e tij brenda shtëpisë, i habiti të gjithë, sepse Zarka tha që është rritur nga katër nëna. Megjithatë preferoi të mos jepte detaje të tjera. Tani që i është kthyer normalitetit, Igli vendosi të tregojë të vërtetën që fshihet pas kësaj deklarate.

Teksa ishte i ftuar dje në “Pardon my French”, Igli tha:

“Prindërit e mi kur isha i vogël punonin gati 10-12 orë në ditë, ka qenë dhe kohë trazirash. Unë përveç nënave të mia, atë nga ana e babait dhe atë nga ana e mamit, kisha edhe në Vlorë një komshie që unë e quaja nëna Lula dhe nëna Lili në Fier.

Përveç nënave të gjakut, dy nënat e tjera janë kujdesur për mua që kur kam qenë 1 vjeç dhe shumicën e kohës, të edukimit, nga mëngjesi deri në 6 të pasdites unë e kaloja me to, me fëmijët e tyre. Dhe rrjedhimisht u kthyen në nëna. Njëra nënë ishte doktoreshë. Mbaj mend që ato më ndihmonin shumë kur bëja ndonjë gabim. Ka qenë një rast kur theva xhamin e derës së tualetit dhe më ndihmuan nënat.”- tha Igli.

Monika ishte një ndër personat me të cilët Igli kishte pasur mundësinë të ndante tavolina të përbashkëta jashtë “Big Brother VIP”. Por dyshja debatuan me njëri-tjetrin, pasi Monika tha se Igli konsumon lëndë narkotike. Edhe pse i sqaruan gjërat mes tyre, Zarka tregoi dje se ai veprim i artistes e ka prekur.

“Ngaqë i njoh vuajtjet që ata kanë kaluar që unë të jem këtu ku jam. Unë dhe motra ime, nuk toleroj dot që të më prekin, sepse e di çfarë kanë hequr që ne të arrijmë deri këtu. Dhe nuk doja t’i përfshija“.- tha aktori.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat