45 të vdekur në Bullgari/ Shpat Kasapi flet për aksidentin e ngjashëm që ka ndodhur 40 vite më parë: Ja roli i babait tim!

Mediale Vip

45 të vdekur në Bullgari/ Shpat Kasapi flet për aksidentin e ngjashëm që ka ndodhur 40 vite më parë: Ja roli i babait tim!

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 21:52
Shpat Kasapi

45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik të një autobusi në Bullgari, një prej ngjarjeve më të rënda të ditëve të fundit.

Pak ditë pas tragjedisë ka reaguar këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili ka ndarë me fansat e tij një histori ku përfshihet babai i tij i ndjerë. Kasapi tregon përmes mesazhit në “TikTok” se babai i tij kishte ndihmuar disa njerëz nga një aksident i ngjashëm që kishte ndodhur rreth 40 vite më parë, çuditërisht në po të njëjtin vend.

“Histori e vërtetë që ka ndodh para 40 vitesh në Bullgari aksident tragjik humbin jetën shumë njerëz, një djalë nga Tetova shpëton dhe për ndihmë i shkojnë i ndjeri babai i Shpat Kasapit, Z.Naimi tregon mami im. Shteti nuk i paska ndihmuar për spital, të gjitha shpenzimet i paska paguar babai i Shpatit, si thotë mami im i njëjti vend ka qenë ku janë aksidentuar këta njerëz tash edhe atëherë”, shkruhet në mesazhin e Shpat Kasapit.

Këngëtari thotë se ka mbetur i habitur nga kjo histori për faktin se nuk e kishte ditur më parë, por që nuk është befasuar nga gjesti i babait, pasi gjithmonë e ka njohur si një njeri human.

“Nuk e prisja këtë bamirësi nga babai im i ndjerë që është bërë virale dhe mua më erdhi befasi! Por kjo befasi nuk është e rastësishme sepse babai im ka ndihmuar shumë njerëz. Kjo thjeshtë dëshmon që pas 30 vitesh i doli e mira në shesh dhe Zoti e shpërbleftë dyfish në xhenet ishalla”, ka shkruar këngëtari Kasapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat