Efi: Ke fjetur dy netë me Alvisën. Acarohet keq Bashkimi

Mediale Vip

Efi: Ke fjetur dy netë me Alvisën. Acarohet keq Bashkimi

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 21:56
Efi

Efi dhe Bashkimi janë përballur me njëri-tjetrin në puntatën e sotme të Për’puthen Prime për shkak të përplasjeve që kanë pasur në studio.

Kjo ka lindur nga fakti se Bashkimi nuk pranoi të dilte me të sepse e kishte mendjen ende tek Alvisa, e cila ishte larguar pas diskutimit të ashpër me ish të dashur, Hysenin.

Në përballjen e tyre, Efi tha se Alvisa dhe Bashkimi kanë fjetur 2 netë bashkë. Kjo gjë ka nevrikosur keq Bashkimin.

Pjesë nga diskutimi

Efi: Alvisa nuk ishte fare dhe unë pjesën e fjetjes nuk e kam përmendur sepse mendoja se nuk do kthehej dhe isha e fokusuar tek ty pa e menduar ardhjen e Alvisës. Erdhi Alvisa, qëndrimi është zëre se nuk ka ndodhur gjë. Nuk e shoh as ngërçin, as mosbesimin.

Bashkimi: Ti ke thënë që ke thënë se është cikël i mbyllur.

Efi: E kam parë nga mënyra se si komunikon që është kot. Ajo është e fokusuar tek ti dhe ti tek ajo. Fjetja 2 netë me njëri-tjetrin është shumë pengesë.

Bashkimi: E ke tepruar.

Efi: Gjumë a keni fjetur me njëri tjetrin?

Bashkimi: Dëgjo moj vajzë.

Efi: Jam Efi, jo moj vajzë.

Bashkimi: Kur thua fjet, fol mirë sepse ne jemi të rritur dhe e kuptojmë çfarë po themi.

Efi: Është njësoj sikur ti je puthur me dikë para se të vish në emision, çfarë më intereson mua? Është e kaluar. Prandaj them e keni mbyllur ciklin sepse Alvisa është këtu dhe ndjenjat i ke këtu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat