Samiu-Efit: Je e bukur por arrogante! Mos më bëj të flas më shumë, je kërkushi

Mediale Vip

Samiu-Efit: Je e bukur por arrogante! Mos më bëj të flas më shumë, je kërkushi

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:35
Efi

Efi dhe Bashkimi janë përballur me njëri-tjetrin në puntatën e sotme të Për’puthen Prime për shkak të përplasjeve që kanë pasur në studio.

Ishte Bashkimi që i tha Efit se nuk e pëlqen duke iu referuar sjelljes së saj ndaj djemve të tjerë duke iu referuar konkretisht edhe Samiut. Gjatë diskutimit, foli edhe Samiu duke i thënë Efit se është arrogante, pavarësisht se është e bukur. Në një moment Samiu tha se nuk dëshiron të flasë më shumë, ndërsa Efi e konsideroi si kërcënim.

Pjesë nga diskutimi

Bashkimi: Nuk mund të kem ndjenja për të tjerët kur shoh se si sillesh me djemtë e tjerë. Me aq arrogancë i kthehesh Samiut që ka pëlqim për ty.

Efi: I ke lexuar komentet.

Bashkimi: Jo po të them të vërtetën.

Efi: Pse nuk ma ke thënë në prapaskenë?

Bashkimi: A të kujtohet cfarë i ke thënë për puthjen? Mimikat që ke bërë në studio. Si pamje je e bukur, zero ke empati. Nuk të kam parë me ndonjë djalë të kesh pasur empati.

Efi: Ti ke qeshur aty.

Bashkimi: Ke pasur sjellje autokorrekte.

Samiu: E respektoj Bashkimin që e përmendi. Respektin dhe mirësinë e merr për dobësi.

Efi: Samiu është mërzitur kaq shumë…

Samiu: Më dëgjo.

Efi: Nuk të dëgjoj fare. Pse më vjen nga mbrapa? Hera e parë dhe e fundit që të dëgjoj të flasësh për mua. Ti nuk e ke përmendur që jam sjellësh keq me ty.

Samiu: Je shumë e mirë e bukur, por je shumë arrogante.

Efi: Mirë që foli Bashkimi se nuk di të lidhësh 2 fjalë.

Samiu: Mos më bëj të flas më shumë.

Efi: Fol.

Samiu: Mos e ço veten lart se je kërkushi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat