Graniti e zbulon: Këto dy banorë të Big Brother VIP më kanë zhgënjyer

Mediale Vip

Graniti e zbulon: Këto dy banorë të Big Brother VIP më kanë zhgënjyer

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:37
Granit Cana

Granit Cana ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku ka treguar dy ndër banorët që e kanë zhgënjyer nga Big Brother VIP.

Ai ka përmendur emrin e Arjolës dhe Arditit, të cilët sipas tij kanë “shpikur” histori në lidhje me të.

“Kur kam dalë jashtë jam zhgënjyer pak nga Arditi dhe Arjola, për shkak se kanë shpik gjëra për mua gjasme më njohin. Realisht unë me Arditin në Big Brother nuk kam ndenjur asnjëherë, me Arjolën për shkak të shoqërisë kemi pirë kafe 2-3 herë, por nuk është se jemi njoh aq mirë. Kam dëgjuar nga Arjola sikur unë gjasme ja kam lënduar një shoqe, por kur e kuptova se për kë është fjala, unë me shoqen e saj kam dalë 2-3 brenda vitit. Nuk ka qenë as lidhje as lëndim. Këto gjëra më kanë ulur pikë aty brenda se publiku i ka besuar", ka treguar Graniti.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat