Valoni dhe Antonela, dyshja që nuk po e kupton njeri çfarë ndjejnë

Mediale Vip

Valoni dhe Antonela, dyshja që nuk po e kupton njeri çfarë ndjejnë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:21
Antonela dhe Valoni

Këngëtari Valon Shehu ka pasur së fundmi ngacmime të dukshme edhe me Antonelën, madje gjatë një bisede e ka pyetur edhe për llojin e seksit që pëlqen.

Por sot, ajo e ka akuzuar Valonin se i është futur në krevat kur ishte në gjumë, pasi banorët e tjerë ja thanë këtë detaj.

“A është e vërtetë që më ke hyrë në krevat? Më duket se ke ardhur me qëllime të gabuara kundrejt meje. Të duket normale t’i futesh tjetrës në krevat? Si mund ta bësh”, i tha ndër të tjera Antonela duke ngritur zërin.

Nga ana tjetër, Valoni është prekur dhe ka sqaruar situatën duke mohuar t’i jetë futur në krevat, e duke pranuar se thjesht e ka përqafuar pak.

Debati u sqarua në vazhdim dhe aq shpejt ndryshuan gjërat mes tyre saqë Antonela pranoi se ndihet xheloze për Beniadën dhe raportin e saj me Valonin.

Kujtojmë se këngëtari ka shprehur simpati që në fillim për modelen, por që pas hyrjes në shtëpi ka flirtuar me shumë vajza.

Gjatë kësaj jave Valoni pranoi edhe se do jetë i pari që do bëjë seks në shtëpi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat