Bërtiti me të madhe për dashurinë e tyre, fshihet komenti i Beatrix nga fotografia e Borës

Mediale Vip

Bërtiti me të madhe për dashurinë e tyre, fshihet komenti i Beatrix nga fotografia e Borës

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Donaldi dhe Beatrix

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj e kanë shfaqur hapur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit dhe janë më të afërt se kurrë. Ndonëse ka lënë historinë pezull me Bora Zemanin jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Pak kohë më pare, Bora Zemanin hyri në Big Brother për të takuar shoqen e saj të ngushtë, Semi Jaupaj, por u takua edhe Donaldin. Ky i fundit kishte shprehur vazhdimisht dashurinë për të dhe ia doli t’i rrëmbente edhe një puthje publikisht.

Në postimin ku Bora paralajmëronte hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ishte Beatrix Ramosaj ajo që komentonte për dashurinë midis saj dhe Donaldit.

“Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit”, shkruante Beatrix e madje shprehte edhe dashuri për Borën.

Mirëpo ky koment nuk është më. Vetë Bora ose personat që menaxhojnë Instagramin e Beatrix e kanë fshirë komentin, në të cilin këngëtarja po merrte mjaft reagime negative.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat