“Kam flutura në stomak gjithë kohës”/ Beatrix i rrëfehet Sarës

Mediale Vip

“Kam flutura në stomak gjithë kohës”/ Beatrix i rrëfehet Sarës

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 23:32
Beatrix i rrëfehet Sarës

Beatrix, Sarah dhe Beniada kanë folur së bashku dhe tema e bisedës ka qenë pikërisht raporti me Donaldin.

Këngëtarja e njohur ka pranuar de ka pasur prej kohësh pëlqim për Donaldin, por kishte vendosur t’i ndrydhte ndjenjat sepse situata është e komplikuar. Më pas ishte Donaldi ai që i dha disa sinjale dhe gjërat ndryshuan.

“Kam flutura në stomak gjithë kohës. Gjithçka që ndodhi ishte magjike”, u shpreh më tej Beatrix.

Ajo rrëfeu se nuk ka pasur ende një puthje mes tyre, edhe pse Sarah mendonte se diçka kishte ndodhur.

Bloggerja foli hapur me Trixën duke u shprehur se dalja e Semit ka ndikuar në lirshmërinë e të dyve.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat